Për 12 vjet kosovarët i kanë marrë 8.1 miliardë euro kredi | Oferta Pune
6914

Për 12 vjet kosovarët i kanë marrë 8.1 miliardë euro kredi

Rritja e profitit të bankave në dy vjetët e fundit është bërë si rezultat i zvogëlimit të shpenzimeve të interesit, si dhe zvogëlimit të shpenzimeve për provizione. Kështu ka thënë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza.

Por, Hamza ka paralajmëruar se shumë shpejt bankat do të kenë nevojë për depozita shtesë dhe mund të pritet rritja e interesit në depozita. Ka thënë se niveli i interesit në depozita varet nga shumë faktorë dhe nuk mund të kontrollohet e as të rregullohet nga Banka Qendrore e Kosovës, shkruan “Koha Ditore”.

Bankat kanë lëshuar 8.1 miliardë euro kredi që nga viti 2001. Këto kredi, sipas tij, e kanë ndihmuar biznesin që të zhvillohet.

Ka thënë se i takon Autoritetit të Konkurrencës që të hetojë nëse ka marrëveshje të fshehta e të kundërligjshme në mes bankave për të rritur çmimin e shërbimeve. Ka folur edhe për shkeljet ligjore të bankave, për të drejtat e konsumatorëve dhe sigurimin e depozitave