PROFESIONET PËR TË CILAT NUK IU DUHET DIPLOMË UNIVERSITETI

Jo gjithmonë nevojitet një diplomë universiteti për të pasur një punë të mirë. Ka shumë mundësi punësimi, në fusha të ndryshme ku nuk kërkohet ndonjë edukim zyrtar apo një diplomë, shkruan Akademi Pune.
Për disa profesione, nevojiten vetëm njohuritë apo përvojat e fituara ndër vite. Në vijim, iu sjellim disa profesione të cilat mund t’i ushtroni edhe pa një diplomë:

1. Menaxherët e transportit, ruajtjes dhe shpërndarjes

Ky profesion kërkon njohuri në kordinimin e aktiviteteve të transportit, ruajtjes, shpërndarjes, në përputhje me politikat e organizatës apo rregullat në fuqi.

 2.  Peshkatarët dhe gjuetarët

Punëtorët e peshkimit dhe gjuetisë nuk kanë nevojë për edukim formal sepse mund të mësojnë gjatë kohës sa janë duke punuar. Këta punëtorë janë përgjegjës për gjurmimin dhe kapjen e llojeve të ndryshme të kafshëve, të cilat më pas përdoren për ushqim, dekorime apo qëllime të tjera.  

 3. Instaluesit dhe riparuesit e ashensorëve

Instaluesit dhe riparuesit e ashensorëve merren me instalimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, shkallëve lëvizëse, etj. Këto njohuri mund të fitohen edhe pa pasur ndonjë diplomë.

 4. Detektivët dhe hetuesit penalë

Ushtruesit e këtij profesioni kryejnë hetime në lidhje me shkeljet e dyshuara të ligjeve për të parandaluar ose zgjidhur krimet. 

5. Fermerët apo punëtorët e tjerë të bujqësisë

Shumica e punëtorëve bujqësorë nuk kanë nevojë as për një diplomë të shkollës së mesme sepse trajnohen në vendin e punës. Këtu përfshihen tituj pune si punëtorë të fermave të kafshëve, operatorë të pajisjeve bujqësore, punëtorë që punojnë në serra, etj.

6. Operatorët e termocentralit

Në këtë profesion, duhet të merreni me kontrollimin e sistemeve që gjenerojnë dhe shpërndajnë energji elektrike.  

7. Instaluesit dhe riparuesit e linjës elektrike

Edhe për instaluesit dhe riparuesit e linjave elektrike, nuk kërkohet diplomë universiteti. Punëtorët merren me instalimin ose riparimin e sistemeve të energjisë elektrike, kabllot e telekomunikacionit, etj.

8. Arkëtarët

Një tjetër punë për të cilën po ashtu nuk nevojitet një diplomë universiteti, është puna si arkëtar/e. Për arkëtarët nuk duhet një arsimim zyrtar sepse edhe ata janë po ashtu të trajnuar në vendin e punës. Arkëtarët duhet të ofrojnë shërbim cilësor për klientin duke përshëndetur ata, duke iu përgjigjur pyetjeve që mund të kenë dhe duke përpunuar çdo shkëmbim ose kthim të nevojshëm.

Uncategorized