Rëndësia e strategjisë së marketingut për të tërhequr më shumë klientë

Marketingu është procesi i sjelljes së një ideje, produkti ose shërbimi para një audience blerëse. Marketingu përqendrohet në dëshirat dhe nevojat e klientëve, në mënyrë që kompanitë të identifikojnë se kush mund të blejë produktin e tyre për të tërhequr sa më shumë klientë.

Strategjia e marketingut është një seri hapash ose veprimesh të ndërmarra nga një biznes për të rritur shitjet, për të rritur një markë ose për të paraqitur vlerën e produktit. Një strategji e mirë marketingu i tërheq klientët dhe synon t’i bëj ata të mësojnë më shumë rreth biznesit ose produkteve të tij.

Në mënyrë që të tërheqë klientin, një biznes duhet të kuptojë se kush është konsumatori dhe si ata marrin vendime për blerje. Me qëllime specifike në mendje, kompanitë mund të hartojnë një super strategji marketingu për t’i arritur ato. Zhvillimi i një strategjie të marketingut zakonisht ndjek një përshkrim të hapave për të arritur qëllimin.

Çka dallon një strategji marketingu nga një plan marketingu?

Një plan marketingu përmbledh idetë për atë që një kompani dëshiron të arrijë, ndërsa strategjia e marketingut është pjesë përbërëse e planit që e vë atë në veprim. Planet e marketingut detajojnë strategji specifike për të arritur qëllimet e kompanisë dhe përmbajnë oraret për kohën se kur do të zhvillohen strategji të caktuara të marketingut dhe detajon logjistikën e fushatave të marketingut.

Strategjitë e marketingut informojnë planin e marketingut dhe përgjithësisht kanë jetëgjatësi më të madhe sepse ato përmbajnë propozime për vlera dhe dinamikë të markës. Strategjitë përfshijnë një sërë mediumesh dhe vendesh ku një biznes mund të gjej njerëzit të cilët i ka si cak.

Krijimi i një strategjie të marketingut

Në mënyrë që të arrijë klientët dhe të ndërtojë markën e një kompanie, një biznes vendos qëllime sipas asaj që ata duan të arrijnë me secilën strategji të marketingut. Vendosja e qëllimit përfshinë njohjen e vlerës së ndërmarrjes dhe shënjestrimin e blerësve ideal. Strategjitë e marketingut ndërtojnë afate kohore dhe masin suksesin e strategjisë për të përcaktuar kthimin e saj në investim, e cila mund të faktorizojë nëse strategjia zbatohet përsëri ose jo.

Para se ta përpiloni strategjinë për marketing duhet t’i keni parasysh këto si në vijim:

  • Hulumtimi i tregut. Cilat janë trendet e fundit? Cilat janë kërkesat e klientëve?
  • Produkti. Çka e dallon produktin tuaj nga të tjerët? Cilat janë atributet fizike të produktit tuaj? Cilat janë përfitimet që do të kenë klientët tuaj?
  • Çmimi. Çfarë do të kushtojë për të marrë produktin apo shërbimin tuaj? Si krahasohet me konkurrencën tuaj? A do të kenë leverdi klientët për ta blerë produktin tuaj?
  • Vendi. Ku do të prodhohen produktet dhe shërbimet tuaja?
  • Promovimi. Si i parashikoni rezultatet e metodave tuaja? Cilat taktika marketingu do t’i përdorni?

Akademi