SI TA MENAXHOJMË KOHËN?

Ne po ankohemi që nuk na mjafton koha për t’i bërë gjërat që duam. Duhet ta kuptojmë se menaxhimi i kohës është vetëm një mit ndonëse jeni shumë të organizuar, orët gjatë një ditë-nate janë vetëm 24.

Shumë prej nesh janë prè e minutave të çuara dëm në vend që të përdoreshin në mënyrën sa më të dobishme të mundshme. Kështu që, ka shumë rëndësi të arrijmë të menaxhojmë më këta minuta kaq të çmueshëm, ashtu që të shmangim edhe situata të tjera të papërshtatshme.

Në vijim mund t’i gjeni disa këshilla se si mund të menaxhoni kohën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme:

Prioretizoni gjërat!

Krijoni një listë të gjërave që duhet të bëni (to-do list) dhe prioretizoni ato! Për të organizuar më mirë veten, mbani shënime të atyre që do të bëni! Kjo iu ndihmon të kontrolloni punët që keni përfunduar dhe ato që duhet t’i bëni. Mund edhe të shtoni kategori të ndryshme të punëve dhe në to t’i vendosni detyrat.

Planifikoni çdo javë!

Filloni javën me një plan të punëve që duhet bërë! Ia kushtoni 15-30 minuta kohë përpilimit të listës dhe kjo do të iu ndihmojë që të jeni më produktiv gjatë javës. Po ashtu është mirë që të mbani ndonjë fletore apo inçizues dixhital me vete, që të ruani çfarëdo ideje që iu bie ndërmend në cilindo moment. Në këtë mënyrë do të kuptoni gjërat që kanë rëndësi për ju dhe ato që janë sekondare.

Mësoni të refuzoni!

Nëse pranoni çfarëdo detyre që iu jepet, do të iu nevojitet gjithmonë e më shumë kohë për t’a përfunduar, andaj mësoni t’u thuani jo kërkesave që kanë prioritet të ulët. Kështu që, para se të thuani po, mendoni mirë!

Hiqni dorë!

Mos u merrni me punët apo aktivitetet të cilat nuk iu nevojiten më! Duke bërë këtë do të fitoni më shumë kohë që të përqëndroheni në aktivitete më të vlefshme.

Zhvilloni shprehi më të mira! Shprehitë që ju bëjnë kundër-produktiv, që dëmtojnë qëllimet tuaja dhe bllokojnë rrugën drejt suksesit, duhet të largohen sa më shpejtë nga jeta juaj. Largojini një nga një secilën dhe do të shihni rezultatet!

Mos u bëni hero!

Edhe nëse jeni shumë zemërgjerë, keni parasysh që po i bëni të tjerët përtacë duke kryer punën e tyre. Përqendrohuni në detyrat dhe qëllimet tuaja, dhe mësonjini, (jo t’i ndihmoni) të tjerët t’i bëjnë detyrat e veta!

Jepni maksimumin!

Jepni maksimumin vetëm kur është e nevojshme.Mësoni të dalloni detyrat që me të vërtetë kanë nevojë për vëmendjen tuaj maksimale për t’i kryer me detyrat që thjeshtë duhet të përfundohen! Stërmundimi në detyra jo aq të veçanta do të jetë në dëm të punëve të tjera më me vlerë.

Pra, çelësi i të qenit i aftë për të menaxhuar e kohën, është që  të mos ngarkoheni së tepërmi me punët që ju shërbehen. Krijimi i një përditshmërie të qëndrueshme dhe eliminimi i pengesave, definitivisht do të iu jap më shumë kohë për të kryer cilindo aktivitet tjetër shtesë.

Uncategorized