Si ta përmirësoni performancën tuaj dhe ta ruani vendin e punës?

Punëtorët që tregojnë rezultate të mira, janë ata që ngritën në pozitat e punës dhe rrjedhimisht kanë edhe të ardhura më të mira. Nëse performanca juaj në punë nuk është e mirë, ka gjasa që ta rrezikoni vendin e punës.

Duke ndërmarrë hapa apo veprime të caktuara, ju mund ta përmirësoni përformancën në punë dhe të bëheni njëri prej anëtarëve më të mirë të ekipit.

Fillimisht, vlerësoni situatën që të kuptoni nëse ka vërtetë diçka për t’u shqetësuar. Ka disa shenja që mund t’ju tregojnë nëse jeni duke e rrezikuar vendin e punës. Disa prej tyre përfshijnë:

  • Shefi juaj ju thërret në takime të shpeshta për të diskutuar rreth punës
  • Punët tuaja ju kalojnë të tjerëve
  • Ka ndryshime të papritura në menaxhment
  • Ndjeheni të lënë anash

Çka mund të bëni ju në rast se shenjat e lartcekura po i vëreni tek puna juaj? Në vazhdim, ju sjellim disa këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë të mos e humbisni vendin e punës.

  1. Bisedoni me shefin tuaj

Nëse keni vërejtur disa nga shenjat paralajmëruese, atëherë mbase ka ardhur koha që të kërkoni takim me punëdhënësin tuaj dhe të bisedoni rreth situates. Biseda me shefin është akoma më e rëndësishme dhe e nevojshme në rastet kur menaxheri apo mbikqyrësi juaj nuk ka qenë në komunikim të rregullt me ju. Kjo ngase shqetësimi rreth vendit të punës mund të jetë duke ndikuar në produktivitetin tuaj edhe si shkak i mungesës së komunikimit.

Në të tilla raste, informoni shefin tuaj se keni vërejtur mungesë komunikimi dhe informimi kohëve të fundit. Pyesni atë se cila është arsyeja e mungesës së komunikimit me ju, apo nëse ka diçka specifike që po çon drejt saj. Nëse vërtetë ekziston një problem, atëherë duhet të diskutoni me shefin tuaj dhe të ofroni opsione se si mund ta përmirësoni situaten dhe çka tjetër mund të bëni.

  1. Angazhohuni që ta përmirësoni performancen

Për ta dëshmuar se sa e rëndësishme është kompania dhe vendi i punës për ju, mendoni se çka mund të bëni për ta përmirësuar performancën dhe për t’i arritur qëllimet e juaja. Asnjëherë mos e prsni momentin që shefi juaj t’ju japë paralajmërimin e fundit rreth produktivitetit tuaj. Shikoni se cilat raste apo veprime mund t’ju kenë ndikuar në produktivitet dhe filloni të punoni për ta përmirësuar atë.

  1. Bëni më shumë për kompaninë

Të punuarit në përmirësimin e performancës është një hap shumë i mirë për t’i rregulluar gjërat. Sidoqoftë, për të dëshmuar se jeni i gatshëm të punoni edhe më shumë që kompania të ketë sukses, shkoni pak edhe përtej përgjegjësive që aktualisht keni, pra kërkoni më shumë përgjegjësi.

Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë, është edhe të kuptoni se në cilat fusha po tenton të rritet kompania dhe të mësoni se çfarë aftësive nevojiten për të ndihmuar në rritjen e kompanisë. Nëse kontribuoni me njohuri të vlefshme për të ardhmen e një kompanie, atëherë ka më shumë gjasa ta forconi rolin tuaj në ardhmen. Gjithashtu, bëhuni “lojtar” i ekipit, mbani qëndrim të mirë, jeni të gatshëm të ndihmoni dhe jepni kontributin tuaj në çdo kohë për t’i shtuar më shumë vlerë kompanisë.

  1. Bëni ndryshime të qëndrueshme

Duke dëgjuar se performanca juaj është e dobët, mund të ndikojë në vetëbesimin tuaj, por mos harroni se një gjë e tillë, jo domosdosshmërisht lidhet me kualifikimin tuaj apo aftësitë e juaja. Ndonëse në një periudhë të caktuar mund të keni një performancë jo shumë të mirë, aftësitë e juaja janë aty, veçse duhet ta shtyni veten drejt suksesit.

Mundohuni ta menaxhoni kohën më mirë, t’i vëni vetes afate kohore për përfundimin e detyrave, mbani një shishe me ujë gjithmonë pranë vetës, dilni të ecni kur keni stres dhe shtyni veten drejt suksesit çdo ditë. Dita e ditës do të vëreni ndryshime në performancën tuaj. /AkademiPune

News