Si t’i përgjigjeni me email ftesës për intervistë nga punëdhënësi? (Shembuj)

Dita dhe ora që keni propozuar më përshtaten dhe patjetër që do të jem e pranishme / i pranishëm. Jam shumë i/e lumtur të takohem me ju dhe ekipin tuaj dhe të diskutojmë se si do të mund të kontribuoja në kompani, shkruan Akademi Pune..

Në ndërkohë, ju lutem më njoftoni nëse ju duhen informacione shtesë.

Çdo të mirë,

(Në fund shkruani gjithmonë emrin tuaj)

Në rast se punëdhënësi e ka caktuar një ditë dhe një orë e cila nuk ju përshtatet assesi, shkruani diçka ngjashëm si ky email:

Përshëndetje i/e nderuar (shkruani emrin e personit që po i drejtoheni)

Fillimisht, faleminderit shumë që më keni ftuar në intervistë për pozitën e punës (cekni emrin e pozitës së punës) në kompaninë (shkruani emrin e kompanisë).

Për shkak të disa angazhimeve shumë të rëndësishme tek puna e tanishme, nuk e besoj që do të mund të marrë pjesë në intervistë në kohën që keni propozuar (ose specifikoni si: të enjten me datë 15 korrik, ora 11:00). (Cekni një arsye pse nuk mund të shkoni në atë orar).

A kemi mundësi të takohemi të nesërmen, me datë 16 korrik, në orën 11:00 apo çfarëdo kohe gjatë ditës?

Nëse është e pamundur, a mund t’i propozoni disa opsione të tjera ju lutem dhe do të mundohem të jem i/e përpiktë në orarin që keni caktuar.

Sinqerisht,

(Në fund shkruani gjithmonë emrin tuaj).

Uncategorized