Zhbllokohet blerja e autobusëve të rinj në Prishtinë | Oferta Pune
9850

Zhbllokohet blerja e autobusëve të rinj në Prishtinë

Pas një debati 13 mujorë, sot është zgjidhur ngërçi në mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës, për blerjen e 51 autobusëve të rinj nga ndërmarrja publike “Trafiku Urban”, nëpërmjet një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Me 42 vota pro, asnjë kundër, dhe më një marrëveshje të të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin Komunal në Prishtinë, është miratuar kërkesa e Komunës së Prishtinës.